Sport

Pas pauzës, rikthehen ligat më të forta në botë, këto janë ndeshjet që do të luhen

Pushimi ndërkombëtar la tifozët e futbollit të presin më shumë para se t’i shohin klubet e tyre të preferuara sërish në fushë.

Këtë fundjavë rikthehen në aksion 5 ligat më të forta në botë, Angli, Spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë.

Në Premierligë, këtë javë nuk do të ketë derbi të madh, përveq duelit ndërmjet Manchester United dhe Leicester, i cili zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 16:00.

Në ndeshjet tjera takohen: Liverpool – Newcastle, Sheffield Utd – Southampton, Brighton – Burnley, Wolves – Chelsea, Tottenham – Crystal Palace, Norwich – Man City, Bournemouth – Everton, Watford – Arsenal, Aston Villa – West ham.

Në Serie A, kryendeshja e javës së tretë do të jetë ajo ndërmjet Fiorentinës dhe Juventusit e cila zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 15:00.

Në ndeshjet tjera takohen: Napoli – Sampdoria, Inter – Udinese, Genoa – Atalanta, SPAL – Lazio, Brescia – Bologna, Parma – Cagliari, Roma – Sassuolo, Verona – Milan, Torino – Lecce.

La Liga do të vazhdojë punën e saj këtë fundjavë, me theks të veqantë te ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Valencias e cila luhet të shtunën me fillim nga ora 21:00. Blaugranët edhe këtë ndeshje nuk do të llogarisin në Messin, i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi. Në anën tjetër, Real Madrid do ta pres Levanten nesër në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 13:00.

Në ndeshjet tjera takohen: Mallorca – Athletic Bilbao, Leganes – Villareal, Sociedad – Atletico Madrid, Eibar – Espanyol, Alaves – Sevilla, Celta Vigo – Granada, Valladolid – Osasuna, Real Betis – Getafe.

Bayern Munich do t’i shkojë Lepizigut dhe Dortmund do ta pres Bayer Leverkusen në dy derbit e xhiros së 4-t të Bundesligës.

Në ndeshjet tjera takohen: Fortuna Dusseldorf – Wolfsburg, Koln – Monchengladbach, Mainz – Hertha, Union Berlin – Werder Bremen, Augsburg – Frankfurt, Hoffenheim – Freiburg, Paderborn – Schalke 04.

Monaco dhe Marseille e përbëjnë derbin e javës së 5-të në Ligue 1 të Francës, ndërsa PSG do ta pres në shtëpi Strasbourg.