Sport

Pas ndeshjes me Bullgarinë, lojtarët e Kosovës bëjnë gjestin e madh (Foto)

Tifozi me aftësi të kufizuara i Dritës, Avdullah Berisha – Evi, vazhdon të jetë i pranishëm në ndeshjet e Kosovës.

Ai e përcolli nga afër edhe sfidën ndaj Bullgarisë mbrëmë. Pas ndeshjes, atij ia bëri një befasi të bukur portieri Arijanet Muriqi.

Gardiani kosovar ia dhuroi fanellën, derisa më pas pozoi me të së bashku edhe me disa futbollistë tjerë të ekipit.

Fotoja ka marrë një numër të madh pëlqimesh në Facebook.

Duhet vlerësuar gjesti pozitiv i futbolllistëve, pasi që edhe pse të dëshpëruar pas barazimit, respektuan Evin.