Video

Pamje nga paraqitje brilante e Zhegrovës, që ia siguroi atij një vend në formacionin e javës (VIDEO)

Edon Zhegrova mund të ketë qenë i pafat në shënimin e golit të tij të parë në fanellën e Baselit kundër Grasshopper këtë fundjavë, por ai mund t’i gëzohet faktit që bëri një paraqitje të shkëlqyer që ia siguroi atij dy shpërblime.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Zhegrova e regjistroi paraqitjen e tij të parë si titullar – dhe ishte aq pranë golit të parë po ashtu – për Baselin që prej transferimit nga Genku në fillim të shkurtit, shkruan Gazeta Express.

Zhegrova pati një paraqitje të mrekullueshme në përgjithësi, duke u shpallur futbollisti më i mirë i ndeshjes, tamam në paraqitjet e tij të parë si titullar.

Kjo vetëm kaq, përfaqësuesi i Kosovës zuri vend edhe në formacionin më të mirë të javës në Superligën e Zvicrës.