Video

Pamje nga aksioni i mrekullueshëm i Ajaxit ndaj Juves që po e mahnit botën (VIDEO)

“Çfarë më mahnit mua më së shumti nuk është niveli i punës apo aftësitë teknike, të dyja janë të jashtëzakonshme, por mënyra sesi ata e mbushin fushën, mënyra sesi ata i kuptojnë hapësirat dhe kohë, inteligjenca e tyre taktike; të gjitha këto në një moshë kaq të re”.

Këto ishin fjalët e legjendës, ish-sulmuesit të Juventusit, Alessandro Del Pieros, i cili e lartësoi ekipin e ri, të uritur dhe të talentuar të Ajaxit, pas fitores 2:1 kundër Juventusit në Torino dhe kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së kampionëve të martën, transmeton Gazeta Express.

Ishte natë historike në Torino për skuadrën e Erik ten Hag, i cili bëri mrekullinë duke e eliminuar njërin prej favoritëve kryesorë për ta fituar Championsin, vetëm një rund pasi e kishte eliminuar kampionin në fuqi, Real Madridin.

Ajaxi fitoi 2:1 dhe kaloi tutje falë rezultatit të përgjithshëm 3:2, por nuk ishte vetëm rezultati ai që i mahniti të gjithë.

Ajaxi luan futboll ashtu siç duhet të luhet futbolli, siç tregon edhe kjo video në vazhdim. Pasime dhe aksione mbresëlënëse, marramendëse dhe tejet të bukura për syrin.