Sport

Nuk ndalet Milot Rashica, shënon përseri për Werder Bremenin (VIDEO)

Werder Bremen e ka dyfishuar epërsinë ndaj Bayer Leverkusenit, në një ndeshje të Bundesligës, e cila është duke u zhvilluar momentalisht në Leverkusen.

Kjo falë anësorit të ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashicës, i cili shënoi në minutën e 37-të.

Ky ishte goli i shtatë i kosovarit në Bundesligë për Bremenin. Rashica është në formë të lartë momentalisht tamam në një kohë kur i duhet Kosovës.