Sport

Nuk ndalet Kosovare Asllani, shënon përsëri gol në kampionatin botëror për femra (VIDEO)

Kosovare Asllani ka vazhduar me gola në Kupën e Botës për femra. Futbollistja nga Kosova, e cila mbron ngjyrat e Suedisë, ka shënuar në ndeshjen kundër Tajlandës.

Këtë përballje suedezet e fituan me rezultat 4-0 në kuadër të Grupit F.

Asllani realizoi në minutën e 19-të për epërsinë e dytë të Kombëtares së saj.Ky ishte goli i dytë i 29-vjeçares në këtë Kampionat, pasi ai kishte shënuar edhe kundër Kilit në xhiron e parë.