Sport

Nuk ndalet Endri Çekiçi, me këtë gol i dhuron fitoren skuadrës së tij (VIDEO)

Ylli i Shpresave të Shqipërisë, Endri Çekiçi i ka dhuruar fitoren skuadrës së tij, NK Olimpja Lubljana 1-0 ndaj Mura, me golin e realizuar në minutën e 59’. Një gol që nuk është surprizë për Çekiçin.

I transferuar vetëm në merkaton e janarit nga Dinamo Zagreb në Kroaci në drejtim të NK Olimpja në Slloveni, futbollistit të përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë, Endri Çekiçi, i kanë mjaftuar vetëm dy muaj aktivizim për tu imponuar si lider i skuadrës së tij dhe bomber golash.

Në fakt, ish-mesfushori ofensiv i Dinamo Zagreb, ka regjistruar sot golin e tij të 6-të në 9 ndeshje të aktivizuar, 8 prej të cilave si titullar. Një tjetër statistikë e veçantë është se të 6-të golat janë realizuar në më pak se 1 muaj, me golin e parë në kampionatin slloven të shënuar më datë 28 prill.