Sport

Nuk mund ta ndalë askush Arbër Zenelin (VIDEO)

Reims është duke e mposhtur 2-0 Rennesin dhe në këtë ndeshje është duke lënë gjurmë edhe Arbër Zeneli.
Zeneli, i cili në afatin kalimtar të janarit u transferua në Francë nga Heerenveen, u inkuadrua në lojë në minutën e 55’ në vend të Mathieu Cafaro.

Pas më shumë se 10 minutave në fushë, anësori i Kosovës tregoi talentin e tij duke asistuar për Remi Oudin, që realizoi për 2-0 në minutën e 68’.

Zeneli vrapoi disa metra dhe pavarësisht tentimeve për ta ndalë, ai nuk u rrëzua dhe arriti qëllimin duke ndihmuar skuadrën e Stade de Reims të gjejë golin e dytë.