Sport

“No dramas mi amigo” – reagimi unik i Mourinhos për largimin e Emery (VIDEO)

Unai Emery u shkarkua nga ekipi i Arsenalit ditën e sotme. Spanjolli nuk do të vazhdojë të jetë më në krye të londinezëve dhe lajmi i largimit të tij nuk është pritur mirë nga trajnerët e tjerë të Premier Leagues.

Jose Mourinho, Jurgen Klopp, Pep Guardiola dhe Frank Lampard kanë folur në lidhje me largimin e tij. Komenti i Jose Mourinhos mbetet më uniku nga të 3 të tjerët.

“Më vjen keq sa herë dëgjoj se një trajner shkarkohet. E kam përjetuar që fëmijë kur babai im shkarkohej, e kam përjetuar vetë si trajner dhe nuk është aspak e mirë. Emery është një trajner i madh.

Ai ka bërë shumë mirë me rekorde të rëndësishme në liga të ndryshme, te Arsenali nuk ishte i lumtur. Jam i sigurt se do të pushojë pak dhe do të marrë një tjetër ekip të madh. ‘No dramas mi amigo'”, – tha Mourinho.