Lajme

Njihuni me gjeniun 6-vjeçar që i flet 7 gjuhë (Video)

Njihuni me gjeniun 6-vjeçar nga Kamenica që i flet 7 gjuhë. Amar Lenjani nga Karaçeva, fëmija superior me koeficient të inteligjencës 131

Telefonin e mban në dorë në mënyrë që të arrij të identifikoj të gjitha flamujt e shteteveqë i gjen në bazë të aplikacioneve telefonike.

Amar Lenjani gjashtë vjeçari nga Karaçeva e Kamenicës është fëmija superior i cili di të flas 7 gjuhë të botës, raporton T7.

Përpos shqipes dhe anglishtes gjuhë e veçante për të janë edhe rusishtja e greqishtja. Amari i cili duket se është poliglot di edhe të shkruaj shumë mirë gjuhët që i flet.

Flas anglisht, gjermanisht, rusisht, greqisht, indisht, portugalisht,serbisht, ka treguar Lenjani.

Ai madje edhe pse është gjashtë vjeçar arrijnë të di se kush udhëheq me qeverinë e kush është president i Kosovës.

Leave a Reply