Sport

Një nga penalltitë më të bukura që mund të keni parë ndonjëherë (VIDEO)

Në rast se fati i juaj apo skuadrës tuaj varet nga një penallti, atëherë Aritz Aduriz personi që duhet t’ia besoni njëmbëdhjetëmetërshin.

Këtë veterani spanjolli e tregoi edhe një herë në ndeshjen ndaj Real Valladolidit që përfundoi 1-1 në La Liga.

37-vjeçari shënoi golin e vetëm të Athletic Bilbaos në minutën e 45-të nga pika e bardhë, por mënyra se si e gjuajti penalltinë ishte fantastike. Sulmuesi nuk lëvizi nga vendi pothuajse fare dhe me një qetësi të paparë gjuajti saktë në portën kundërshtare.

Leave a Reply