Sport

Neymari ia siguron sërish fitoren PSG-së

Përkundër që ende s’e ka fituar dashurinë e tifozëve të Paris Saint-Germainit, Neymari e ka dëshmuar sërish se është njëri ndër të mirët në botë, duke e shënuar golin e fitoren në ndeshjen kundër Bordeaux.

Paris Saint-Germaini arriti të sigurojë fitore me rezultat 1:0 në ndeshjen e zhvilluar sot kundër Bordeaux në stadiumin “Matmut Atlantique”, në kuadër të xhiros së tetë të sezonit të ri të Ligue 1.

Këtë gjë arriti ta bëjë pikërisht Neymari, me golin e tij, të asistuar nga Kylian Mbappe, në minutën e 70-të të ndeshjes.

Kjo është hera e tretë që braziliani, i cili gjatë verës e kishte kërkuar largimin nga skuadra, po ia fiton PSG-së një ndeshje në Ligue 1.