Sport

Napoli dhe Lazio – Drejtpërdrejt (LIVE)

Napoli do të detyrohet të luaj pa katër lojtarë kryesor në këtë ndeshje, megjithatë Dries Mertens është rikuperuar, përderisa Ciro Immobile mund ti jep fund tabusë së Lazios që nuk dinë për fitore kundër Napolit.

Edhe pse janë katër shqiptarë në të dyja skuadrat, në portë për Lazion ka startuar vetëm Strakosha
Ndeshja do të luhet sonte në stadiumin San Paolo në Napoli.

Napoli dëshiron që ti rikthehet fitoreve pas humbjes kundër Interit, derisa Kalidou Koulibaly dhe Lorenzo Insigne nuk do të luajnë dy ndeshje për napolitanët.

Lazio ka arritur vetëm një pikë nga shtatë takimet e fundit me Napolin, kurse fitoren e fundit e ka në majin e vitit 2015 ndeshje që vendosi për kualifikim në Ligën e Kampionëve, ku Gonzalo Higuain e kishte humbur penalltinë.