Sport

Mos e besoni po deshët, Këto janë fjalët e Lionel Messit për Ronaldon (VIDEO)

Cristiano Ronaldo shënoi tri gola ndaj Atleticos ditën e martë, ndërsa të mërkurën ishte Messi ai që u përgjigj me dy gola dhe dy asiste ndaj Lyonit. Sigurisht, në distancë janë duke vazhduar të garojnë.

Por, akullin e ka thyer argjentinasi, që pas ndeshjes me Lyon, i pyetur për Ronaldon, tri golat dhe Juventusin, tha: “Ajo që bëri Cristiano me Juven është e pabesueshme. Një surprizë e madhe, sepse besoja se Atletico Madrid do të luante më fort në fushë. Por, Juventusi u tregua i zoti, ka shumë potencial dhe Cristiano ka jetuar një natë magjike me ato tri golat”.

Më pas, në lidhje me shortin, “pleshti” tha: “Janë të gjitha të forta, edhe ato që nuk duken në letër. Ajaxi ka të rinj interesantë dhe një futboll që më pëlqen shumë. Në këtë pikë, duhet patur kujdes”.