Lajme

Mongolia 6 vota, Japonia 2 vota, Kolumbia 1 votë, janë votat e ardhura në Kosovë përmes postës

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot ka nisur procesi i numërimit të 13 mijë e 491 votave që kanë ardhur me postë pë zgjedhjet parlamentare të tetorit.

Sipas një dokumenti të konfirmuar edhe nga zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, më së shumti vota kanë arritur nga Gjermania, përkatësisht 5892 vota. Nga Zvicra kanë arritur 3944 vota, 516 nga Suedia, 486 nga Italia, 421 nga Franca, 307 nga Belgjika, 289 nga SHBA, etj.

Mirëpo vota kanë arritur edhe nga disa shtete më të largëta si Mongolia 6 vota, Japonia 2 vota, Nigeria 1 votë, Siria 1 votë, Arabia Saudite 1 votë, Izraeli një votë, Armenia 1 votë, Kolumbia 1 votë.

Kjo është tabela me numrin e pakove me fletëvotime të aprovuara nga shtetet ku kanë votuar qytetarët e Kosovës.