Sport

Momentin kur Amir Rrahmani shpëton ekipin e tij nga goli i sigurt (VIDEO)

Amir Rrahmani ka bërë edhe një paraqitje tjetër pozitive në fanellën e Hellas Veronës.

Dje skuadra ku aktivizohet kapiteni i Kosovës, fitoi 2:1 ndaj Brescias.

Pas ndeshjes e përditshmja italiane “Tuttomercatoweb” ka publikuar notat e futbollistëve, e ku nuk munguan fjalët e mëdha për kapitenin dardan.

“Pëson një goditje të fortë në mesin e pjesës së parë, por shtrëngon dhëmbët dhe mbyll një tjetër performancë pozitive. Vendimtar për fitoren me shpëtimin në vijën fatale kundrejt Bisolit në pjesën e parë“, shkruhet në vlerësimin e Rrahmanit për këtë takim.

Më poshtë mund të shihni momentin në fjalë, ku Rrahmani “fluturon” për të larguar topin nga vija e portës së tij.