Sport

Momenti kur Vedat Muriqit i mohohet penalltia (VIDEO)

Fenerbahce është mposhtur në udhëtim nga Kayserispor me rezultat minimal 1-0. në këtë ndeshje i është mohuar një penallti në këtë takim.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, edhe njëherë ka qenë titullar për skuadrën e tij, Fenerbahcen.

Ai startoi në sfidën kundër Kayserispor që befasisht, Fenerbahce e humbi 1-0.

Por, rezultati do të kishte qenë ndryshe nëse gjyqtari do të kishte ndalur një penallti pas një ndërhyrje që u bë në Vedat Muriqin e që sipas mediave turke, ishte.

Në Turqi tashmë kanë filluar akuzat në drejtim të gjyqtarit kryesor të këtij takimi, ndërsa përveç rastit të Murqit, pretendohet se Fenerbahces iu mohuan edhe dy penallti tjera kur lojtarët e Kayesirspor kanë prekur topin me dorë.

Pas kësaj humbje, Fenerbahce e sulmuesit të Kosovës, që synon titullin në Turqi, renditet në pozitën e katërt në Superligë me 17 pikë pas 10 javësh.