Sport

Momenti kur Reyes ia fitoi titullin Real Madridit në vitin 2007 (VIDEO)

Në moshën 35-vjecare, Jose Antonio Reyes ka ndërruar jetë në një aksident trafiku në Spanjë, në vendlindje, në Utrera.

I lindur më 1 shtator të vitit 1983 në Utrera të Sevillas, Reyes vijoi karrierë si futbollist në skuadrën e qytetit të tij, duke kaluar nëpër ekipet zinxhir derisa në vitin 2000 kaloi tek ekipi i parë, duke u bërë lojtari më i ri që debuton në këtë ekip, vetëm 16 vjeç.

Në vitin 2004 u ble nga Arsenal për shifrën rekord të 20 milionë eurove, ku qëndroi dy vite dhe më pas u huazua tek Real Madrid.

Në vitin 2007 Arsenal e shiti tek Atletico Madrid për 12 milionë euro, që e huazoi pas një viti tek Benfica dhe u shit tek Sevilla në vitin 2012 për 3.5 milionë euro.

Në karrierën e tij si futbollist ka fituar 12 trofe, ku dallohen 5 Europa League (3 me Sevilla dhe 2 me Atletico Madrid). Në vitin 2002 fitoi Europianin me ekipin kombëtar të Spanjës nën 19 vjeç. Më pas fitoi një kampionat në Angli me Arsenalin, në vitin 2005 ftoi FA Cup dhe Superkupën e Anglisë, po me “Gunners”.

Në sezonin 2006-07 fitoi kampionatin spanjoll me fanellën e Real Madridit, aty ku sulmuesi shënoi nga jashtë zone ndaj Real Sociedad dhe madrilenët siguruan titullin kampion.