Sport

Momenti kur Pajtim Kasami shënon gol nga korneri (VIDEO)

Pajtim Kasami ka shkëlqyer sërish për Sionin në Zvicër, duke shënuar dy gola. Sulmuesi shqiptar, Pajtim Kasami, ka vazhduar me formën fantastike në Superligën e Zvicrës.

Ai ka realizuar dy gola në barazimin e Sionit 2-2 me FC ST Gallen 1879. Kasami fillimisht shënoi një gol spektakolar direkt nga korneri, në minutën e 24’ për rezultatin 1-0.

Kurse golin e dytë e shënoi në pjesën e dytë, në minutën e 55’ për 2-1.