Sport

Momenti kur Nunes e mbron titullin me super nokaut ndaj Holm (VIDEO)

Amanda Nunes ka mbrojtur titullin kampion bote , duke mundur me nokaut teknik në raundin e parë ish-kampionen e botës së këtij Divizioni, Holly Holm.

Ky meç ishte i vlefshëm për eventin UFC-239, zhvilluar mëngjesin e sotëm në Las Vegas.

Ndonëse pritej një përballje më e fortë, Nunes triumfoi me lehtësi. Madje duke përdorur armën më të fortë të Holm, goditjen me shkelm.