Sport

Momenti kur Majlinda Kelmendi fiton medaljen e Artë në Gjermani (VIDEO)

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Dusseldorfit. Xhudistja kosovare ka dominuar absolutisht ndaj kundërshtareve të saj.

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Dusseldorfit në Gjermani. Në finale, kampionia olimpike e ka mposhtur xhudisten nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasuren.