Video

Momenti kur Distria Krasniqi mposht serben dhe kalon në gjysmëfinale (VIDEO)

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka triumfuar në përballjen me xhudisten serbe Andrea Stojandinov, në çerekfinale të Grand Prixit të Turqisë.

Në çerekfinale të kategorisë deri në 57 kilogramë, Krasniqi triumfoi ndaj Stojandinovit, duke e siguruar një vend në gjysmëfinale të kësaj gare.

Krasniqi është garuesja e vetme që e përfaqëson Kosovën në këtë turne. Përveç garës për medalje, Krasniqi do të luftojë edhe për të fituar pikë për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Verore Tokyo 2020.