Video

Momenti kur Distria Krasniqi e fiton medaljen e artë në Turqi (VIDEO)

Pas triumfit në Grand Slamin e Parisit, ku e mori medaljen e argjendtë – Distria Krasniqi e ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prixin e Turqisë, duke e mposhtur ne finale Otgontsetseg Galbadrakh.

Xhudoja vazhdon t’i sjellë medalje Kosovës.

Në Grand Prixin e Turqisë, xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, garuesja e vetme që e përfaqësoi Kosovën në këtë turne, rrëmbeu të artën, duke e mundur në finale xhudisten nga Kazakistani, Otgontsetseg Galbadrakh.

Distria triumfoi me Ippon në kategorinë 48 kg duke qenë më e mirë se rivalja, Galbadrakh. Momenti kur Krasniqi e shpartallon kundërshtaren.