Sport

Momenti kur Chisora nokauton Price (VIDEO)

Derek Chisora e mundi me nokaut në rundin e katërt David Pricen, duke mbetur në garë për luftë me një emër të madh në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.

Chisora e dominoi rivalin e tij britanik, i cili ishte kundërshtar zëvendësues pasi Joseph Parker u tërhoq, dhe tani është në kërkim të një meçi të madh, me gjasë kundër Oleksandr Usyk, transmeton Gazeta Express.

35-vjeçari tregoi qëllimin e tij në këtë mec qysh prej rundit të parë, duke i dhënë një varg grushtesh Prices.

Prince nuk mundi t’i bëjë ballë goditjeve të Chisoras më dhe u rrëzua në dysheme në rundin e katërt.

Ekipi i tij e hodhi peshqirin e bardhë në dysheme menjëherë pasi Price u cua në këmbë.