Sport

Momentet e vështira të Mohamed Salah derisa arriti suksesin global

Rruga e Mohamed Salahut drejt suksesit global ka qenë e gjatë dhe e vështirë pasi që sulmuesi i Liverpoolit e kishte nisur karrierën e tij në një ambient jo edhe aq luksoz, me klubin El Mokawloon.

Pikërisht për shkak të këtij fillimi, ai është bërë lojtari që është sot. 26-vjeçari nuk e ka harruar asnjëherë prejardhjen e tij, edhe pas lëvdatave dhe çmimeve të prestigjioze që i ka marrë gjatë këtij viti.

Ai ishte detyruar të punonte shumë, më shumë se të tjerët, për të arritur deri në këtë pikë të karrierës së tij. Puna që e formoi atë kur ishte i ri tani e ka shndërruar në njërin nga lojtarët më të dashur në futboll.

Mohamed Radwan, njeri që ia dha Salahut paraqitjen e parë si futbollist profesionist, ka treguar për Goal.com për talentin e rrallë që e kishte vërejtur qysh në takimin e tij të parë me futbollistin egjiptian.

Edhe Ahmad Saad, ish-bashkëlojtar i Salahut, ka rrëfyer për këto përvoja të hershme me Salahun si futbollist.

Në ndeshjen e parë me ekipin u-16, ai luajti shumë keq dhe pas pjesës së pari trajneri e ofendoi atë dhe ai filloi të qante. Mirëpo, në pjesën e dytë ai arriti t’i shënonte tri gola. Ai ëndërronte të bëhej profesionist jashtë Egjiptit, ndërsa ne të tjerët ëndërronim të luanim për klubet e mëdha këtu.

Këto ëndrra të Salahut më vonë u plotësuan pasi që ai luajti për klube si Baseli, Chelsea, Fiorentina e Roma para se të transferohej në Liverpool. Mirëpo, siç tregon një shok i Salahut, Shefif Alaa, ai nuk e arriti këtë gjë me lehtësi.

Ai kalonte rreth tri orë çdo ditë në transport publik për të arritur deri te kampi stërvitor për shkak të distancës së madhe. Ai madje ecte rreth një kilometër për të arritur te fusha ku stërviteshim ne.