Lajme

Merr fund tmerri për Alvin, 11-vjeçari nxirret nga kampi Al Hol (Fotot)

Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar që ishte bllokuar në kampin Al Hol në Siri ka mundur të shpëtojë. Sipas mediave italiane Alvini është nxjerr nga kampi dhe tashmë priten procedurat për kthimin e tij në Itali, ku do të bashkohet me babainë e tij, Afrimin.

Operacioni i shpëtimit është bërë nga Gjymsë Hëna e Kuqe, Kryqi i Kuq dhe inteligjenca italine. Mediat në Itali bëjnë me dije se operacioni ka përfunduar pak orë më parë.

Nga foto e siguruar nga Dosja.al ku është së bashku me një prej vullnetarve të Gjysmë Hënës së Kuqe.

Shumë shpejt 11-vjeçari Alvin Berisha do të niset drejt Italisë ku do të bashkohet me babanë e tij Afrim Berishën.