Sport

Mbrojtësi i Kosovës në formacionin më të mirë në Botë

Kosova ka barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Bullgarisë.

Dardanët e dominuan në çdo aspekt ndeshjen por fati nuk ishte në anën e tyre dhe në fund fituan vetëm një pikë.

Mbrojtja ishte një pikë e fortë e Kosovës në këtë ndeshje, e France Football e ka veçuar Fidan Alitin.

Qerndërmbrojtësi ynë është përfshirë në formacionin më të mirë në botë në krahë të Mbappe, Varane, Danillo, Gnaby etj.

Ky është formacioni i përzgjedhur nga France Football: Darren Keet (Afrika e Jugut); Danilo (Brazil), Varane (Francë), Aliti (Kosovë), Schulz (Gjermani) – Dzudzsak (Hungari), Barkley (Angli), Spinazzola (Itali) – Mbappe (Francë), Zahavi (Izrael), Gnabry (Gjermani)

Kujtojmë se Fidan Aliti gjatë afatit kalimtar të janarit u transferua te skuadra suedeze Kalmar nga Skenderbeu.