Sport

Neuer tregon a do del nga porta përsëri, pas golit nga Mane (VIDEO)

Drejtim, kontroll, rrotullim, finalizim. Ky është goli i bukur i Sadio Mane, që e shtyu Liverpool-in drejt fitores 3-1 ndaj bavarezëve në Allianz Arena, duke siguruar çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Në minutën e 27-të, Neuer ishte jashtë loje. Duke u endur jashtë zonës, Mane e mashtroi bukur dhe e dërgoi topin në rrjetën e tij të zbrazët. Sidoqoftë, portieri Neuer e çliroi veten nga fajësia në intervistën që dha pas ndeshjes, duke treguar se dominoi aftësia e Mane mbi nxitimin e tij për të dalë nga porta.

“Unë mund t’i kuptoj njerëzit, kur thonë se dalja ime ishte e gabuar, por Mane bëri me të vërtetë mirë, – tha portieri i Bayern Munich për Sky Germany. – Doja ta bllokoja Mane, por ai bëri një punë të shkëlqyer. Tentova ta mbyllja rrezen e tij, më pas bëri atë lëvizjen mashtruese me trup. Nuk e prisja që do ta kontrollonte topin aq mirë. Ishte e qartë që do të vendosesha në një situata një kundër një, kështu që vendosa që të dilja menjëherë”.