Sport

Manchester United dhe Tottenham 2-1 (Golat dhe rastet) VIDEO

Adoleshenti Angel Gomes me një gol të vonshëm i ndihmoi Manchester Unitedit ta mposhtë Tottenhamin 2:1 në International Champions Cup dhe ta ruajë ecurinë e përkryer pa humbje në fushatën parasezonale.

Gomes shënoi një gol të bukur pas një kombinimi fantastik me Juan Mata dhjetë minuta para fundit, duke ia siguruar fitoren e dytë radhazi Unitedit në International Champions Cup të enjten në Shangai.