Sport

Manchester United dhe Chelsea 4-0 (Golat dhe Rastet) VIDEO

Chelsea ka pësuar sonte debakël kundër Manchester United në Old Trafford. Katër gola nga Manchester United, në një ndeshje ku kampioni i 20 fishtë tregoi se sivjet nuk do të jetë aq e lehtë për t’u kaluar

Të gjithë thanë se është një skuadër që do ta këtë të vështirë të kap Ligën e Kampionëve.

Por Manchester United sot ka luajtur si një kampion i vërtetë. Katër gola kundër Chelseat treguan që Manchester United i Ole Gunnar Solskjaer është gati dhe se nuk do ta kenë të lehtë skuadrat e tjera me të.