Sport

Liverpooli fiton kryendeshjen ndaj Tottenhamit në minutat e fundit dhe rikthehet në krye (VIDEO)

Skuadra e Liverpoolit ka fituar ndeshjen ndaj Tottenhamit me rezultatin 2-1.Liverpool ka mposhtur Tottenhamin në ndeshjen e zhvilluar në ‘Anfield’, në kuadër të xhiros së 32’të të Premierligës.

Roberto Firmino ka shënuar gol në minutën e 15’të për të hapur serinë e golave, ndërsa Moura shënoi golin e barazimit në minutën e 69’të.

Kur gjithçka po shkonte drejt fundit në skenë u shfaq Salah, i cili detyroi Alderweireld që të shënoj në portën e tij.Ndeshja ishte e barabartë – me dy skuadrat që kishin shumë mundësi shënimi në 90 minuta lojë.

Liverpooli tani ngjitet në vendin e parë me 79 pikë – ndërsa Tottenham mbetet në pozitën e tretë me 61 pikë.