Sport

Liverpooli dhe Watfordi 5-0 (Golat dhe Rastet) VIDEO

Me rezultat 5-0, Liverpooli ka fituar kundër Watfordit në Anfield, në ndeshjen e javës së 28-të në Ligën Premier.

Me këtë fitore, Liverpooli vazhdon kryesimin në Ligën Premier me një pikë më shumë se Manchester City që fitoi ndaj West Ham United. Watfordi është i teti në tabelë me 40 pikë të arkëtuara.

Në xhiron e ardhshme, Liverpooli zhvillon derbin lokal kundër Evertonit, ndërsa Watfordi është nikoqir i Leicester Cityt.