Sport

Liverpooli dhe Napoli 0-3 (Golat dhe Rastet) VIDEO

Napoli ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 3-0 në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin ‘Murrayfield’ në Skoci.

Italianët ishin të suksesshëm në realizimin e rasteve që i sollën fitoren.

Golat për Napolin i shënuan Insigne në minutën e 17, Milik në minutën e 29-të dhe Younes në minutën e 52-të.

Kjo është humbja e tretë e Liverpoolit nga katër ndeshje miqësore të zhvilluara.