Sport

Liverpooli dhe Crystal Palace 4-3 (Golat dhe rastet) VIDEO

Liverpooli ka arritur të fitojë me rikthim ndaj Crystal Palace me rezultat 4-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Ligës Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp ka marrë edhe fitoren e dytë me radhë në Ligën Premier, duke mbajtur kështu epërsinë plus shtatë pikë me Man Cityn.

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje triler ishte pikërisht shënuesi i dy golave, egjiptiani Salah, i cili u vlerësua me notë 8.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e mysafirëve Julian Speroni që u notua me 5.5.