Sport

Lista e lojtarëve më të paguar në Evropë (Foto)

E përditshmja franceze, L’Equipe ka publikuar një listë prej dhjetë lojtarëve më të mirë në Evropë.

Nuk është çudi që në vendin e parë është golashënuesi më i mirë i Barcelonës dhe fituesi i pesëfisht i “Topit të Artë”, Lionel Messi.

Futbollisti është në vendin e parë në saje të fitimeve mujore prej 8.3 milionë eurove përderisa shumë prapa është rivali i madh, Cristiano Ronaldo dhe francezi, Antoine Griezmann.

Ronaldo, i cili u transferua nga Reali në Juventus këtë vit për 105 milionë euro, ka një pagë prej 4.7 milionë eurove në muaj, ndërsa Grizmann, futbollisti i Atleticos së Madridit, merr 3.3 milionë euro.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar mund të llogarisë në 3.06 milionë euro, ndërsa sulmuesi Barcelonës, Luis Suarez është i pesti në listën e më të paguarve me 2.9 milionë euro.

Është e nevojshme të theksohet se të gjitha përfitimet e përmendura janë me zbritje të taksave.