Sport

Lionel Messi shënon në ndeshjen e tij të 800-të, e kalon Barcelonën në epërsi (VIDEO)

Barcelona ka kaluar në epërsi me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin Camp Nou, në kuadër të xhiros së 27-të të La Ligës.

Në minutën e 51-të të ndeshjes, kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, u tregua i saktë nga pika e penalltisë, duke e përmbysur rezultatin. Kjo është ndeshja e 800-të që Messi po e zhvillon në karrierën e tij.