Lajme

Lajmi kryesor sot në mediat botërore, shpëtimi i Alvinit

Është nxjerrë nga kampi Al-Hol në Siri, 11-vjeçari shqiptar, Alvin Berisha dhe tani ndodhet në një vend të sigurt.

“Alvin i vogël është më në fund i lirë ! Pas pothuajse një muaji frikë dhe ankth për fëmijën 11-vjeçar shqiptar, të sjellë nga nëna e tij në 2014 në territoret e Shtetit Islamik në Siri, ka mbërritur lajmi i shumëpritur”.

Kështu e ka nisur shkrimin redaksia në median e “Le Iene” për vogëlushin shqiptar Alvin Berisha. Rasti i tij bëri jehonë në të gjithë mediat e dy vendeve fqinje.

“Alvin Berisha, ky është emri i fëmijës që ju prezantuam me raportin e Luigi Pelazza, tani është në duart e ekspertëve të Gjysmëhënës së Kuqe dhe të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, të cilët do të sjellin në Itali vogëlushin Alvin te babi i tij.

Në foton që shihni është, duke buzëqeshur menjëherë pas lëshimit të tij.

Historia tragjike e Alvinit të vogël u ngrit nga Le Iene. Lindur në Itali nga prindër nga Shqipëria, Alvin u mor nga nëna e tij në vitin 2014: gruaja vendosi të ikte në Siri dhe të shkonte të jetonte në territoret e kontrolluara nga Shteti i vetëquajtur Islamik.

Pas shërbimit tonë dhe thirrjeve të Le Iene drejtuar Kryeministrit Giuseppe Conte dhe Ministrit Luigi Di Maio, Alvin është më në fund i lirë të përqafojë babanë e tij Afrim.

Në foto më poshtë po shihni vogëlushin menjëherë pas lirimit të tij me një nga anëtarët e gjysmëhënës së kuqe Siriane”, shkruan “Le Iene”.