Sport

LAJMI I FUNDIT: Arsenali e shet “Kadri Veselin”

Arsenal shet përfundimisht mbrojtësin problematik, përfiton Granit Xhaka.

Kapiteni Laurent Koscielny refuzoi të luajë për Arsenalin këtë fazë përgatitore, duke qenë se ka arritur marrëveshjen me Bordeaux për të luajtur vitet e fundit të karrierës në Francë

Mirëpo klubi londinez refuzoi që nga dita e parë që ta lërë të largohet me parametër zero, për faktin se 33-vjeçari kishte edhe një vit kontratë.

Zgjidhja ka ardhur sot, Koscielny do të kalojë në Francë dhe Bordeaux do të paguajë 5 milionë euro tek Arsenal, për kartonin e mbrojtësit.

Me largimin e francezit, te Arsenal kanë filluar kalkulimet se kush do të jetë kapiteni i ardhshëm, që me të gjitha gjasat do t’i besohet Granit Xhakës.