Sport

Krzysztof Piatek i pandalshëm, shënon përsëri për Milanin (VIDEO)

Milani është duke e fituar ndeshjen kundër Chievos me rezultat 2:1. Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin Marc Antonio Bentegodi dhe është e vlefshme për xhiron e 27-të të Serisë A.

Në minutën e 57-të të ndeshjes, Krzysztof Piatek e kaloi Milanin me epërsi, përmes golit të tij të parë për këtë ndeshje.