Sport

Kryesuesit të tifozërisë i ndalohet hyrja në stadium deri në vitin 2030

Tema më e përfolur ditëve të fundit në futbollin italian është racizmi. Kjo pas ngjarjeve të fundit, ku shënjestër ishte sulmuesi Mario Balotelli.

Ai u ofendua në baza racore nga tifozët e Veronës. Ndërkohë, kryesuesi i tifozërisë së Veronës në një intervistë kishte deklaruar se Balotelli kurrë nuk mund të jetë 100% italian.

Për këto deklarata, Verona e ka dënuar rëndë atë, duke ia ndaluar hyrjen në stadium deri në vitin 2030.