Lajme

Kryeministri Haradinaj tregon arsyen pse po këndon (VIDEO)

Ramush Haradinaj nuk po heziton të ia thotë këngës kohëve të fundit Lidhur me këtë, kryeministri pati sot edhe një sqarim para mediave.

Ai tha se hera e parë kur ka kënduar ishte gjatë kohës së UÇK-së, pasi në mëngjes zgjonte ushtarët duke kënduar këngën ‘Ka po shkon moj Zanë’ në mënyrë që mos t’u bërtas me fjalën ‘Qohuni.

“Për ata që duan të dinë pse këndojë, unë këngën e kam filluar në luftë . Para luftës nuk kam kënduar kurrë. E në luftë e kemi pas një lloj alarmi për mirëmëngjes, dhe ka qenë kënga ‘Kah po shkon moj Zanë’, të gjithë ushtarët kanë pas tmerr këtë këngë. Kur kam hy te ushtarët nuk kam thënë ‘qonu’ por kam kënduar”, ka thënë Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Ai shtoi se këngën ‘Kah po shkon moj Zanë’ askush prej ushtarëve nuk e ka dashur në atë kohë pasi që ishte koha e zgjimit dhe sipas tij po të shihej vendi ku ata flinin do të kuptohej.

“Këndoj se jo që di, as që jam këngëtarë, por këndoj se kam qejf. Kështu jam, ka komente që nuk i pëlqejnë diku dhe i kuptoj, dhe hera e parë që kam këndu është në UCK mundeni me i pyet ushtarët se si i kam zgju prej gjumi e kanë pas tmerr këtë këngë disa prej tyre dhe më shajshin me fyejshin kur këndojsha”, shtoi Haradinaj.