Lajme

Kosova dëbon studenten e Oxfordit

Nita Shala ka përfunduar studimet bachelor në fakultetin Juridik me notën mesatare 9.21. Ajo vazhdoi studimet master për të diplomuar në Drejtësi për Bashkpunim Ndërkombëtar në Luftën kundër Krimit të Organizuar Financiar në Universitetin e Teramos të Italisë me notën mesatare 10.0.

Shala në një rrëfim për gazetën inFokus ka treguar se ajo ka fituar gradën magjistër Shkence në Kriminologji në Universitetin e Oxfordit. Po ashtu ajo ka diplomuar edhe në nga programi ekzekutiv me titull “Strategji lidershipi që prodhojnë rezultate” i Harvard Kennedy School në SHBA.

Por kjo nuk është e tëra. Nita Shala ka edhe përvojë pune në institucione tejet të rëndësishme në Holandë dhe në Shqipëri.

Në Tribunal të Hagës, Nita Shala punon në dy raste shumë të rëndësishme: Prokuori kundër Vojislav Sheshel dhe Prokurori kundër Vlastimir Gjorgjevic, i shpakkur fajtor nga Tribunali i Hagës për k’rime l’ufte në Kosovë.

E pavarësisht këtyre, Nita Shala ka hasur në pengesa të shumta për tu bërë pjesë e stafit akademik në Universitetin Publik të Prishtinës.

Shkak u bë nepotizmi në këtë institucion. Për pozitën asistent në Fakultetin e Juridikut ka aplikuar edhe Triumf Sadikaj, i cili është vëlla i gruas së Dekanit Haxhi Gashi dhe djali i anëtarit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës dhe njëherësh profesor në po të njëjtin fakultet, Beqir Sadikaj.

Vet Gashi nuk ka hezituar që publikisht të del kundër Nita Shales në mbledhjen e senatit mbajtur me 5 tetor të vitit 2018.

Ai para senatit ka thënë se kandidatja nuk e ka plotëson kriterin e moshës dhe se nuk e ka nostrifikimin e diplomës.

Në rastin Nita Shala, pavarësisht insistimit nga Dekani për të uzurpuar vendin e stafit akademik për “mikun” e vet – vëllaun e gruas, profesorati merr vendimin që të kthejë në Kosovë dhe përfshijë një kandidate e cila shpreh vullentin për t’u kthyer dhe kontribuar në Kosovë.