Sport

Kjo është arsyeja pse tizofet e vërshëllyen Granit Xhaken (VIDEO)

Kur rezultati ishte 2-2, ashtu siç edhe përfundoi ndeshja, Granit Xhaka është larguar mes vërshëllimave nga fusha.

Unai Emery vendosi ta zëvendësoi në minutën e 61-të dhe kjo nuk i pëlqeu shqiptarit, që hodhi shiritin e kapitenit dhe edhe pse ekipi i tij po barazonte, nuk u largua me vrap nga fusha.

Komentatori i televizionit anglez ‘DAZN’, thotë “disa fansa po e duartrokasin Granit Xhakën”, por teksa ai ecte, vërshëllimat rriteshin.

Ai nuk u përmbajt dhe pas kësaj bënte më duar që të vërshëllejnë edhe më shumë.

Xhaka i nervozuar ikën menjëherë në dhomat e zhveshjes dhe duket se marrëdhënia e tij me tifozët është prishur krejtësisht, pas vërshëllimave të shumta që ka marrë ndeshje pas ndeshje që në start të sezonit 2019/20, derisa shpesh është kontestuar edhe shiriti i kapitenit, nëse është i denjë apo jo.