Sport

Khabib pas triumfit e ka thumbuar rivalin e tij Conor McGregor (VIDEO)

Khabib Nurmagomedov e ka thumbuar rivalin e tij Conor McGregor pas triumfit ndaj Dustin Poirier në mbrojtjen e titullit në peshat e lehta në UFC.

Luftëtari çeçen arriti të fitojë ndeshjen ndaj amerikanit Poirier të zhvilluar të shtunën mbrëma në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Nurmagomedov fitoi në raundin e tretë pasi detyroi Poirierin të dorëzoj meçin pas një shtrëngimi të fortë në qaf.

Megjithatë, 30-vjeçari nga Dagestani ka dhënë shumë respekt për amerikanin pas ndeshjes, ndërsa e ka thumbuar McGregorin duke e cilësuar njeri të ndytë.

“Unë dua të harroj përballjen e fundit me njeriun e ndytë (McGregor)”.

“Unë dhe Dustin Poirier kemi treguar që MMA ka të bëjë me respektin jo duke folur për plehrat”.

“Kjo luftë kishte aq shumë respekt për dallim nga lufta ime e fundit me atë njeri të ndytë”, ka thënë Khabib pas triumfit.

Ndryshe, Nurmagomedov tashmë ka rekord prej 28 fitoresh dhe asnjë humbje, ndërsa McGregor disa herë i ka kërkuar revansh.