Sport

Këta janë kundërshtarët e Kosoves për kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro 2020 (VIDEO)

Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro 2020.

Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në këto kualifikime, pas pranimit me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA në vitin 2016.

Dardanët janë në Grupin A, ku nga vazo e parë do të përballet me Kombëtaren e Anglisë.

Ndeshjet e para për kualifikimet e Kampionatit Evropian fillojnë në muajin mars të vitit 2019.

Leave a Reply