Sport

Kashima dhe Real Madridi – Drejtpërdrejt (LIVE)

Sot do të fillojë turneu i Kupës së Botës për Klube për kampionin në fuqi, Real Madridin, i cili në këtë gjysmëfinale do të ndeshet me kampionin e Azisë, Kashima Antlers. Ndeshja do të zhvillohet në Abu Dhabi, ku do të zhvillohet i gjithë turneu.

Skuadra e Santiago Solarit e fillon këtë garë si kampione në fuqi, pasi që i ka fituar dy edicionet e fundit të këtij turneu. Megjithatë, Los Blancos nuk do ta nënvlerësojnë kampionin e Azisë, pasi që Kashima është një skuadër mjaft e vështirë për ta mposhtur.

Rekordi i Real Madridit jashtë Santiago Bernabeut nuk është aspak i mirë, me vetëm gjashtë fitore nga gjithsej 13 ndeshje. Mirëpo, që nga emërimi i Solarit në pozitën e trajnerit, fitoret janë bërë më të shpeshta, por paraqitjet e tyre aspak mbresëlënëse i ulin shpresat e madrilenëve për këtë ndeshje.

Klubi japonez vjen në këtë ndeshje me më shumë ndeshje të zhvilluar sesa kundërshtari evropian, mirëpo ata do të jenë të motivuar për shkak të fitoreve që kanë siguruar deri më tani në Kupën e Botës për klube, përderisa Real Madridi u kualifikua drejtpërdrejt për ndeshjen gjysmëfinale.

Leave a Reply