Sport

Juventusi dhe Verona – Drejtpërdrejt (LIVE)

Juventusi do ta vazhdojë rrugëtimin në Serie A këtë xhiro me ndeshjen kundër Hellas Veronas, ku luan qendërmbrojtësi kosovar Amir Rrahmani, sot në orën 18:00, në stadiumin “Allianz Arena”.

Djemtë e Maurizio Sarrit vijnë në këtë ndeshje pas dy barazimeve radhazi, 0:0 në Serie A kundër Fiorentinës dhe 2:2 kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, raporton Gazeta Express.

Douglas Costa mungon në skuadrën e Juventusit shkaku i një lëndimi, bashkë me Mattia De Sciglion, Giorgio Chiellinin, Mattia Perinin dhe Marko Pjacan, përderisa Mario Mandzukic mbetet sërish jashtë skuadrës shkaku i negociatave për një transferim në Katar.

Në skuadër ka disa ndryshime, shkaku i ndeshjes që u zhvillua në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve, pasi që Dybala do të jetë titullar për herë të parë këtë sezon, në mënyrë që Gonzalo Higuain të pushojë.

Bentacuri gjithashtu është në vend të Miralem Pjanicit, përderisa Juan Cuadrado e mban pozitën e tij në sulm përkrah Cristiano Ronaldos.

Buffoni do ta bëjë paraqitjen e tij të parë për Juventusin, që kur u kthye nga PSG.

Linku 1 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 2 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 3 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 4 – Shiko ketu ndeshjen me komentim Arab