Sport

Ju lutem mos i ndalni kërkimet, ai është l’uftëtar dhe nuk dorëzohet

Motra e sulmuesit të zhdukur Emiliano Sala, Romina, ka bërë një kërkesë për policinë që mos t’i ndal kërkimet për gjetjen e vëllait të saj.

Autoritetet angleze dhe franceze kanë konfirmuar se kërkimi për aeroplanin e zh’dukur që mbante sulmuesin e Cardiff Cityt, Emiliano Sala, janë mbyllur, pa pasur një rezultat.

Megjithatë, kjo mbyllje e kërkimeve e ka lënduar motrën e sulmuesit argjentinas, e cila lutet mos t’i ndalin kërkimet.

Motra e Emilianos, Romina ka kërkuar që të vazhdojnë kërkimet pasi vëllai i saj është l’uftëtar dhe nuk dorëzohet lehtë.

Roma beson ende se vëllai i saj dhe piloti janë gjallë diku në mes të kanalit në idhujt midis Anglisë dhe Francës.

“Ju lutem, ju lutem dhe ju lutem mos e ndaloni kërkimin për të”, ka thënë fillimisht mes lotësh Romina për Sky News.

“Falënderoj klubin dhe të gjithë për kërkimin e Emilianos, por ju lutem mos i ndalni kërkimet”.

“Nga thellësia e zemrën time e di se vëllai im Emiliano është një l’uftëtar dhe se ai dhe piloti i tij janë diku në mes të kanalit”.

“Ata nuk dorëzohen asnjëherë, ju lutem mos i ndalni kërkimet”, ka përfunduar Romina Sala.