Sport

Joshua pas ndeshjes: Më mposhti një boksier i mirë

Në New York të SHBA-ve ndodhi e papritura! Anthony Joshua i humbi titujt nga Andy Ruiz Jr. Diçka që askush nuk e kishte pritur.

Ndërsa në prononcimin e tij pas duelit, britaniku theksoi se kundërshtari i tij ishte një boksier i mirë, prandaj fitoi.

“Përballë një boksieri të mirë. Më mposhti një boksier i mirë sonte. Shumë fat atij, por unë duhet të rikthehem”.

“Kjo është e gjitha pjesë e tregimit dhe rrugëtimit. Luftëtar në zemër, boksier nga profesioni. Ai ia doli mirë”.

“Kjo do t’i bëjë njerëzit që të flasin akoma më shumë për kategorinë e peshave të rënda. është shqetësuese. Kemi një ekip të fortë. Do të kthehemi. E respektoj secilin kundërshtar”, ka deklaruar Joshua pas humbjes.