Sport

Joshua i bën ofertë Wilderit, që nuk mund ta refuzoj (VIDEO)

Anthony Joshua e ka ftuar Deontay Wilderin të boksoj kundër tij, duke i siguruar se ai do të fitojë një mal me para.

Wilder është i detyruar të marrë një vendim për të ardhmen, nëse do të duelojë me mua apo dëshiron revanshin. Topi është në fushën e tij edhe pse e di që ai preferon revanshin me Fury, ka thënë boksieri anglez.

Nëse ai zgjedh revanshin unë do të shoh alternativat e tjera, u shpreh Anthony Joshua, 22 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij.

Unë e pres të vijë në “Wembley më 13 prill dhe të arrijmë sa më shpejt marrëveshjen. Jam gati ta paguaj sa ai dëshiron, shumë më tepër nga sa ka fituar deri më tani në karrierën e tij.

Do t’i jap shansin të duelojë për të fituar edhe 4 titujt kampionë bote që kam unë, nëse arrin t’i fitojë, ka shtuar më tej Fury.

Wilder mban titullin e kategorisë WBC në këtë Divizion, i vetmi që i mungon Joshuas, që mban titujt e kategorine IBF, IBO, WBA dhe WBO.

Leave a Reply